Pasaporta ‘Covid19’ , Singapori nis praktikën e re të fluturimit

Azia

Pasaporta ‘Covid19’ , Singapori nis praktikën e re të fluturimit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Singapori nis praktikën e re të fluturimit

Një nga kompanitë më të sigurta të botës, Singapore Airlines, ka nisur aplikimin e pasaportës Covid 19 për të gjithë udhëtarët e saj. Aktualisht praktika e re e fluturimit po aplikohet për udhëtimet nga Xhakarta dhe Kuala Lumpur me destinacion Singaporin.

Singapore Airlines, një nga kompanitë ajrore e konsideruar si më të sigurtat në botë, është bërë e para linje ajrore ndërkombëtare që ka prezantuar të ashtuquajturën ‘pasaportë COVID-19’.

Certifikata do të ruhet në një aplikacion dhe do të përdoret për të verifikuar rezultatet e testit COVID dhe statusin e vaksinimit të një pasagjeri. 

Kompania beson se kjo praktikë së shpejti do të bëhet ‘një pjesë integrale’ e të gjithë industrisë së udhëtimeve ajrore.

 ID-ja e re dixhitale e shëndetit është aktualisht në fazën e provës.  Tani për tani, aplikacioni, i njohur si Travel Pass, po përdoret në fluturimet e operuara nga Singapore Airlines nga Xhakarta ose nga Kuala Lumpur në Singapor. 

Kompania tha se mund të shtrijë programin në qytete të tjera nëse ai rezulton i suksesshëm. 

Ajo gjithashtu planifikon të integrojë certifikatën në aplikacionin e saj SingaporeAir në muajt e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat