Irani fillon testimin në njerëz të vaksinës së vet kundër Covid-19, kështu quhet

Azia

Irani fillon testimin në njerëz të vaksinës së vet kundër Covid-19, kështu quhet

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Irani e ka filluar testimin në njerëz të vaksinës vendore kundër koronavirusit.  Zyrtarët shëndetësorë janë optimistë se kjo vaksinë do ta luftojë pandeminë në shtetin më të prekur në Lindjen e Mesme.

Fillimi i testimit të martën erdhi në kohën kur Irani ka arritur që numrin e viktimave të pandemisë ta sjellë në nivelin më të ulët në tre muajt e fundit dhe kur republika islamike ka vështirësi për importimin e dozave të mjaftueshme të vaksinës për shkak të sanksioneve amerikane.

E para që e mori vaksinën “COVIran Barekat” ishte vajza e një zyrtari të lartë shtetëror, shkruan Al Jazeera.

“Jam e lumtur, jo vetëm pse jam personi i parë, por sepse ky proces shkencor përparoi shumë mirë në vendin tim”, tha vazja e Mohammad Mokhberit, kryetar i Selisë Qendrore për Ekzekutimin e Urdhrit të Imam Khomeinit.

Autoritetet iraniane thanë se mbi 65.000 persona janë paraqitur si vullnetarë për ta marrë vaksinën gjatë testimit dhe 56 u zgjodhën për fazën e parë. Kjo fazë pritet të zgjasë 45 deri 60 ditë.

“COVIran Barekat” është një nga tetë vaksinat kandidate në Iran, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se shtatë të tjerat pritet ta përfundojnë testimin në kafshë në fund të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat