Gripi i shpendëve përhapet në shumë shtete të Indisë

Azia

Gripi i shpendëve përhapet në shumë shtete të Indisë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Gripi i shpendëve është përhapur në më shumë shtete të Indisë, si dhe në kryeqendrën New Delhi.

Delhi dhe Maharashtra, me një popullsi prej 114 milionë qytetarë, janë në mesin e nëntë shteteve që deri tani kanë regjistruar praninë e gripit të shpendëve, ku autoritetet doemos duhej të ndërmerrnin masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Sipas medias së huaj, që nga e diela, gripi u paraqit edhe në shtetet Kerala, Rajasthan, Madhya Pradesh, Himachal Pradesh, Haryana, Gujarat dhe Uttar Pradesh, por sot testet konfirmuan se ky lloj i gripit është përhapur edhe në rajone tjera.

Mijëra zogj janë asgjësuar pasi u konfirmua se sëmundja u gjet në rosa, sorra dhe patat e egra. Shpërthimi tani ka shkaktuar alarm në industrinë e pulave, pasi publiku i gjerë në shumë pjesë të Indisë ka filluar të shmangë pulën dhe vezët.

Qeveria indiane ka formuar ekipe për të monitoruar situatën në zonat e prekura të vendit, me zyrtarë që thonë se po ndiqet procedura standarde e operimit për “kontrollin dhe frenimin” e sëmundjes.

Dr. Chandel, një zyrtar i lartë për Kafshët në Maharashtra, për AA tha se raportet e dërguara në laboratorin e tyre nga qyteti Parbhani kanë konfirmuar gripin e shpendëve. “Gripi i shpendëve është gjetur i pranishëm në mostrat e zogjve të shpendëve”, tha ai, duke shtuar se procesi i shkatërrimit është gjithashtu në proces.

Ai tha se deri më tani, Maharashtra ka konfirmuar gripin e shpendëve vetëm nga një vend.

Në kryeqytetin New Delhi, zyrtarët të hënën në mëngjes gjithashtu konfirmuan praninë e gripit të shpendëve.

Qeveria e Delhit tashmë ka njoftuar mbylljen e tregut të pulave me shumicë Ghazipur për 10 ditë si një masë paraprake dhe ka ndaluar importin e zogjve në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat