Alarm në Korenë e Veriut, diplomati i lartë arratiset bashkë me familjen

Azia

Alarm në Korenë e Veriut, diplomati i lartë arratiset bashkë me familjen

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Një diplomat i lartë është arratisur nga Koreja e Veriut dhe tashmë mësohet se është vendosur në Korenë e Jugut bashkë me familjen e tij. BBC bën me dije se Ryu Hyun-woo ishte ambasador i përkohshëm në Kuvajt por është larguar nga detyra në Shtator të vitit të kaluar dhe është vendosur në Korenë e Jugut.

Më tej theksohet se diplomati ka thënë se e ka marrë këtë vendim pasi kërkon një të ardhme më të mirë për familjen e tij. Zyrtarët në Korenë e Veriut, shtet që drejtohet nga Kim Jong Un, kanë refuzuar që të konfirmojnë këto të dhëna.

Më tej bëhet me dije se ambasadori Ryu Hyun-woo mendohet të ketë mbërritur në Korenë e Jugut në Shtator 2019 dhe ka kërkuar azil por largimi i tij është mbajtur i fshehtë deri më tani.

Por kush është ambasadori Ryu Hyun-woo? Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ai ishte ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Kuvajt që nga viti 2017. Po ashtu mendohet se është dhëndri i Jon Il Chun, ish-shefi i zyrës i ngarkuar me fondet sekrete të udhëheqjes së Koresë së Veriut.

Arratisja e diplomatit të lartë nuk është e para që ndodh në Korenë e Veriut. Më herët është raportuar se dhe Jo Song-gil u arratis në vitin 2018 në Itali dhe çështja e tij u bë publike vetëm në vitin 2020.

Po ashtu dhe zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, Thae Yong-ho, u largua me familjen e tij në 2016./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat