Gjobitet me 35 mijë dollarë për thyerjen e karantinës 7 herë në 3 ditë

Azia

Gjobitet me 35 mijë dollarë për thyerjen e karantinës 7 herë në 3 ditë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:53
Ilustrim

Një person nga Tajvani është gjobitur me 35,000 dollarë për shkeljen e vazhdueshme të karantinës.

Ky person, i cili jeton në Taichung në Tajvanin qendror, po kalonte një karantinë në shtëpi në apartamentin e tij pasi u kthye nga një udhëtim biznesi në territorin e Kinës.

Ndërkohë, ai e shkeli karantinën të paktën shtatë herë, sipas mediave lokale.

Sipas TTV News, ai u largua nga banesa e tij shtatë herë në vetëm tre ditë për të shkuar në pazar, për të marrë makinën e tij të rregulluar dhe aktivitete të tjera.

Ai thuhet se u grind me një nga fqinjët e tij kur ata u konfrontuan me të në lidhje me largimin nga shtëpia e tij gjatë karantinës.

Qeveria lokale e Taichung konfirmoi se ky person u kthye nga kontinenti në 21 janar.

Rregulloret e Tajvanit kërkojnë karantinën për 14 ditë në raste të tilla.

Kryebashkiaku i Taichung, Lu Shiow-jen e denoncoi aktin si “një shkelje serioze” dhe shtoi se perosni “duhet të dënohet me ashpërsi”.

Përveç gjobës – e cila është më e larta që është vendosur deri më tani në Tajvan – ai do të duhet të paguajë 107 dollarë në ditë për koston e karantinës së tij.

Tajvani ka qenë një nga historitë më të mëdha të suksesit në botë kur bëhet fjalë për të përmbajtur koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat