Pamje të habitshme një fshat në Indonezi përfshihet nga “përmbytjet e kuqe”, duken si liqen gjaku

Azia

Pamje të habitshme një fshat në Indonezi përfshihet nga “përmbytjet e kuqe”, duken si liqen gjaku

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Indonezi

Një fshat në Indonezi është përfshirë nga përmbytjet por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar imazhin e një liqeni me gjak.

Mijëra përdorues në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga përmbytjet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.

Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji. 

Nuk është e pazakontë që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera.

Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë vërshimeve muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat