Vazhdojnë protestat në Birmani, Policia përdor ujin për të shpërndarë mijëra protestues

Azia

Vazhdojnë protestat në Birmani, Policia përdor ujin për të shpërndarë mijëra protestues

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Birmani

Mijëra persona kanë marrë pjesë në ditën e tretë të protestave në Birmani, duke kërkuar lirimin e lideres Aung San Suu Kyi dhe kthimin e demokracisë.

Policia në kryeqendrën e Birmanisë, Nay Pyi Taw, ka përdorur ujin për të shpërndarë turmën e protestuesëve që po kundërshtojnë grusht-shtetin.

Televizioni shtetëror ka paralajmëruar protestuesit se do të merren masa nëse ata kërcënojnë sigurinë publike apo rendin e ligjin.

Këto vijnë vetëm një ditë pasi në Birmani janë mbajtur protestat më të mëdha në më tepër se një dekadë.

Javën e kaluar ushtria ka marrë kontrollin, pasi pa ndonjë dëshmi ka thënë se zgjedhjet e mëhershme ishin të kurdisura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat