Tërmet i fuqishëm në Japoni/ Toka lëkundet me 7.3 ballë, makth në Fukushima

Azia

Tërmet i fuqishëm në Japoni/ Toka lëkundet me 7.3 ballë, makth në Fukushima

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Më shumë se 100 persona janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi brigjet e Fukushimës në Japoni.

Tërmeti me magnitudë 7.3 të shkallës rihter u ndje edhe në Tokio por asnjë paralajmërim për tsunami nuk u lëshua.

Dridhja e tokës vjen thuajse një dekadë pas tëmetit dhe tsunamit që i mori jetën më shumë se 18 mijë personave. Ai tsunam shkaktoi edhe një aksident bërthamor në impiantin  Fukushima Daiichi, incidenti më i rëndë i këtij lloji që nga katastrofa e cernobilit në 1986. Agjencia japoneze e meteorologjisë tha se tërmeti dyshohet se ishte një pas lëkundje e tërmetit të madh të 2011. Pas lëkundjet pas një tërmeti të madh, mund ta vazhdojnë për një periudhë shumë vjeçare.

Tërmeti i fundit u regjistrua në orën 23.08 minuta sipas orës lokale, në një thellësi prej 60 km, në paqësor, pranë brigjeve lindore të Japonisë. Dridhje të tjera toke kanë vijuar të regjistrohen në rajon, pas tij. Tërmeti bëri që thuajse një milionë shtëpi të mbeten pa energji elektrike. Shërbimet e trenave janë ndalur ndërkohë që ka pasur dhe rrëshqitje toke si pasojë e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat