Izraeli drejt jetës normale, mbahet koncerti i parë vetëm për të vaksinuarit

Azia

Izraeli drejt jetës normale, mbahet koncerti i parë vetëm për të vaksinuarit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:11
Koncerti

Një koncert muzikor ku morën pjesë vetëm të vaksinuarit ndaj Covid-19 është mbajtur në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv. Në këtë mënyrë është krijuar precedenti i parë në botë, ndërkohë që çdo vend lufton për t’ju rikthyer jetës normale.

Koncerti në natyrë në Tel Aviv sot ishte nga të parët në programin për të rifilluar ngjarjet kulturore në vend, duke kufizuar pjesëmarrjen tek njerëzit që janë vaksinuar ose imunizuar, pasi kanë kaluar natyralisht virusin.

Të pranishmit ishin të detyruar të paraqisnin një “pasaportë të gjelbër”, certifikatë të vërtetuar nga autoritetet shtetërore që tregon se ata kanë marrë dy doza të një vaksine më shumë se një javë para koncertit, ose e kanë kaluar Covid-19.

“Pasaportat” janë të vlefshme për gjashtë muaj nga momenti i vaksinimit.

“Ai siguron mbrojtje, por edhe një ndjenjë rehati për t’u ulur mes njerëzve që janë vaksinuar”, tha Doron Zicher, biznesmen në pension, ndërsa priste që këngëtari izraelit Nurit Galron të performonte në muzg në Yarkon Park.

“Pas një viti në shtëpi në një mjedis të izoluar, është mirë të dilni dhe të përjetoni ngjarje dhe aktivitete publike”,  tha ai.

Izraeli nisi këtë sistem të lëvizjes së lirë në fundjavë, ndërsa aktivitetet ekonomike u rihapën në vend. Pothuajse gjysma e izraelitëve kanë marrë vaksinën. Palestrat, pishinat, teatrot dhe hotelet janë të hapura vetëm për ata që kanë “pasaporta e gjelbra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat