“Po i largonte demonët që i kishin pushtuar trupin”, nëna rreh vajzën për vdekje

Azia

“Po i largonte demonët që i kishin pushtuar trupin”, nëna rreh vajzën për vdekje

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:45
Ilustrim

Një vajzë nëntë vjeçare është rrahur për vdekje nga nëna e saj,  gjatë një procesi  ekzorcizmi të kryer në Sri Lanka.  

Policia tha të hënën se ata kanë arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e vajzës që u rrah vazhdimisht gjatë një rituali që ata besonin se do të largonte një shpirt të lig.

Dy të dyshuarat,  gruaja që kryente ekzorcizmin dhe nëna e vajzës , u paraqitën në gjyq të hënën për të dëgjuar akuzat mbi vdekjen e vajzës, e cila ndodhi gjatë fundjavës në Delgoda, një qytet i vogël rreth 25 milje (40 km) në veri-lindje të kryeqytetit Colombo .

Sipas zëdhënësit të policisë Ajith Rohana, nëna besonte se vajza e saj ishte pushtuar nga një demon dhe e çoi atë në shtëpinë e ekzorcistes në mënyrë që të kryente një ritual për të larguar shpirtin.

Rohana tha se ekzorcistja së pari i vendosi vajzës vaj dhe pastaj filloi ta godiste vazhdimisht me një kallam. 

Kur vajza humbi ndjenjat, ajo u dërgua në një spital, ku vdiq. 

Gruaja që kreu ritualin mbi vajzën ishte e njohur në zonë për ofrimin e shërbimeve të tilla në muajt e fundit dhe policia po heton nëse dikush tjetër ishte abuzuar, tha Rohana.

Rohana e nxiti publikun të ketë kujdes për shërbime të tilla pasi vajza nuk ishte e para që vdiq gjatë një rituali të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat