U tha se ndërroi jetë, “i vdekuri” lëviz në tryezën e autopsisë

Azia

U tha se ndërroi jetë, “i vdekuri” lëviz në tryezën e autopsisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 00:41
Njeriu i vdekur ishte një 27-vjeçar nga qyteti Mahalingapur në shtetin Karnataka

Një thriller, i denjë për një film Hollywoodi, u përjetua nga një ekzaminues mjekësor në Indi, kur viktima e një aksidenti automobilistik filloi të lëkundet në tryezën e autopsisë.

Njeriu i vdekur ishte një 27-vjeçar nga qyteti Mahalingapur në shtetin Karnataka.

I riu u përfshi në një aksident automobilistik me motor fundjavën e kaluar dhe u transportua në një spital privat, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Familjarët e tij morën “kufomën” dhe e transportuan atë në një spital publik për një ekzaminim mjeko-ligjor të hënën. Sipas të afërmve të tij, të cilët folën për shtypin lokal, ekzaminuesi mjekësor që ishte gati të fillonte ekzaminimin papritmas pa “të vdekurin” duke u dridhur.

Një punëtor shëndetësor konfirmoi se 27-vjeçari ishte gjallë dhe u dërgua me urgjencë në një spital tjetër.

Gjendja e tij po përmirësohet, shtoi ai. Megjithatë, ai pranoi se mjekët e spitalit privat treguan një “gjykim të keq” dhe tani i takon familjes të shkojë në gjykatë kundër tyre për neglizhencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat