U shpall i zhdukur pas cunamit në vitin 2004, oficeri i policisë gjendet pas 17 vitesh në...

Azia

U shpall i zhdukur pas cunamit në vitin 2004, oficeri i policisë gjendet pas 17 vitesh në...

Më: 20 mars 2021 Në ora: 06:50
Abrip Asep

Një ish-oficer policie, Abrip Asep, ishte në detyrë kur një cunami goditi brigjet e Sumatra, Indonezi, duke bërë që dallgët të kalonin edhe lartësinë e ndërtesave.

Ngjarja u regjistrua në vitin 2004, ku 230 mijë njerëz vdiqën, gjysmë milioni u plagosën dhe pesë milion u zhvendosën.

Asep u raportua i zhdukur dhe pas javësh kërkimesh, familjarët ishin të sigurt për vdekjen e tij.

Në vend të kësaj, sipas raporteve të mediave lokale dhe ndërkombëtare, burri tani është gjetur. Pas cunamit, ai raportoi çrregullime të rënda mendore, prandaj i ka kaluar 17 vitet e fundit të jetës së tij në një spital psikiatrik në provincën Aceh.

Zbulimi ndodhi rastësisht, falë fotove të postuara në rrjetet sociale.

"Nuk mund ta besoja. Nuk kishim pasur asnjë lajm për 17 vjet. Ne menduam se ai kishte vdekur, nuk e imagjinonim se ai ishte ende gjallë," tha një nga të afërmit e burrit.

Mbetet ende e paqartë se pse familjes së tij nuk iu tha se ai ishte dërguar në një spital psikiatrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat