Sekretari amerikan i Mbrojtjes arrin në Izrael, vizita e parë nga administrata e Bidenit në këtë shtet

Azia

Sekretari amerikan i Mbrojtjes arrin në Izrael, vizita e parë nga administrata e Bidenit në këtë shtet

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:35
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka arritur në Izrael të dielën, që shënon edhe vizitën e parë të një përfaqësuesi të administratës së Bidenit, qëndrimi i të cilit ndaj Iranit ka shqetësuar qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Austin do të takohet me kryeministrin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtes, Benny Gantz gjatë vizitës së tij dy-ditore, ndërkohë që diskutimet kryesore mes tyre do të jenë rreth furnizimit të Izraelit me armëve nga SHBA-ja.

Uashingtoni është përpjekur të sigurojë Izraelin në çështjet e sigurisë rajonale ndërsa rifillon bisedimet, deri më tani indirekte dhe jo përfundimtare, në lidhje me një kthim të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis fuqive të mëdha dhe Iranit.

Ish-presidenti Trump i kishte dhënë fund kësaj marrëveshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat