Ushtria e Birmanisë po u kërkon para familjarëve të protestuesve të vrarë për t’i marrë trupat e tyre

Azia

Ushtria e Birmanisë po u kërkon para familjarëve të protestuesve të vrarë për t’i marrë trupat e tyre

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:43
Birmani

Ushtria e Birmanisë po u kërkon familjarëve të protestuesve të vrarë të premten që shkoi, nga 85 dollarë për të marrë trupat e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale aktivistë të shumtë në Birmani, shkruan CNN.

Të paktën 82 persona kanë mbetur të vdekur të premten në Bago, 90 kilometra në veri të Yangos, pasi qyteti ishte bastisur nga forcat ushtarake, është bërë e ditur nga autoritetet zyrtare në Birmani.

Ndërkohë, më shumë se 700 persona janë vrarë në këtë shtet aziatik prej që kanë filluar protestat kundër grusht-shtetit të ushtrisë më 1 shkurt të këtij viti. Në mesin e të vrarëve janë edhe dhjetëra fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat