Tragjedia në Izrael, Meta: I gjendemi pranë popullit mik, shërim të shpejtë të plagosurve

Azia

Tragjedia në Izrael, Meta: I gjendemi pranë popullit mik, shërim të shpejtë të plagosurve

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:14
Illir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit izraelit pas tragjedisë që ndodhi në festivalin Lag B’Omer në Mount Meron, ku humbën jetën 44 persona.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta, shkruan se thotë se me lutjet lutjet tona i gjendemi parë popullit mik izraelit sakaq, u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve”

Të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, kur një pjesë e stendave u shemb në vendin e pelegrinazhit fetar vjetor, në qytetin verior izraelit të Meron. Ndërkohë që në festën e cila u kthye në tragjedi, u plagosën edhe 150 persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat