Burri në Indi u detyrua të ‘transportonte’ me motor kufomën e nënës së tij për në krematorium

Azia

Burri në Indi u detyrua të ‘transportonte’ me motor kufomën e nënës së tij për në krematorium

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:33
Foto

Një burrë në Indi transportoi kufomën e nënës së tij për në krematorium me motorin e tij, derisa kriza nga coronavirusi shkaktoi një mungesë të ambulancave.

Sipas medieve të huaja, Narendra Chenchu e vendosi trupin e saj midis tij dhe kunatit Ramesh për nëntë milje – dhe iu është thënë të ‘bënte kujdes’ kur u ndalua nga policia.

Nëna e tij, e cila ishte në të 50-tat e saj dhe e njohur si G. Chenchu, rezultoi pozitive me coronavirus vetëm disa orë para vdekjes së saj dhe vdiq derisa po shkonte në spital.

Vala e dytë e pandemisë ka shkaktuar ‘dëme’ në Indi javëve të fundit, derisa New Delhi raporton një viktimë si pasojë e COVID-19 çdo katër minuta.

Si rrjedhojë, është raportuar për një mungesë të madhe të autoambulancave, duke i detyruar vendasit të gjejnë mjetet e tyre të transportit.

Chenchu tha se policia e ndaloi atë derisa ai po ngiste motorin për në krematoriumin në Andhra Pradesh dhe pyeti se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij.

Ai shpjegoi se të gjitha ambulancat ishin plot me viktima të COVID-19, dhe ata i thanë atij që të ‘bënte kujdes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat