​Mbi 100 të vrarë në luftimet ndërmjet talibanëve dhe forcave të sigurisë të Afganistanit

Azia

​Mbi 100 të vrarë në luftimet ndërmjet talibanëve dhe forcave të sigurisë të Afganistanit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:23
Afganistan

Më shumë se 100 kryengritës janë vrarë në 24 orët e fundit në përleshjet midis forcave afgane të sigurisë dhe talibanëve, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit, ndërsa ushtria amerikane filloi të tërhiqej nga ky vend.

Talibanët dhe forcat afgane u përplasën në disa provinca, përfshirë Kandahar, një ish-bastion i rebelëve. Ushtria amerikane kreu sulme ajrore në zonë të shtunën.

Më shumë se 50 talibanë u plagosën në përleshje, tha ministria, pa specifikuar nëse kishte ndonjë viktimë në ushtrinë afgane.

Talibanët nuk kanë komentuar për përplasjet deri më tani, por dihet që të dy palët po e ekzagjerojnë numrin e viktimave.

Ushtria amerikane, nga ana e saj, ka filluar zyrtarisht tërheqjen e anëtarëve të saj, siç vendosi presidenti i SHBA Joseph Biden në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat