Dy luanë rezultojnë pozitivë për COVID-19 në një park zoologjik në Indi

Azia

Dy luanë rezultojnë pozitivë për COVID-19 në një park zoologjik në Indi

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Dy luanë në parkun “Etawah Safari” në shtetin verior indian Uttar Pradesh kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, sipas zyrtarëve në park.

Mostrat u dërguan për provë pasi të dy luanët u gjetën se kishin temperaturë të lartë, shkruan CNN.

Autoritetet shtuan se dyshja ishin në gjendje të mirë dhe se janë vetizoluar duke u ndarë nga kafshët tjera teksa gjendja e tyre shëndetësore është duke u monitoruar rregullisht.

Kjo vjen pasi tetë luanë kishin rezultuar pozitivë në Parkun Zoologjik Nehru në Hyderabad në fillim të kësaj jave.

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Ndryshimit të Klimës kishte deklaruar më parë se bazuar në përvojën me kafshë të tjera kopshtin zoologjik të cilët gjithashtu kishin rezultuar pozitivë për COVID-19 në të gjithë globin, nuk ka “asnjë provë faktike që kafshët mund të transmetojnë sëmundjen tek njerëzit më tej”.

Parku Etawah Safari është mbyllur për vizitorët për shkak të rritjes së rasteve COVID-19 në të gjithë shtetin e Uttar Pradesh, teksa ka 200 milionë banorë sipas regjistrimit të Indisë në 2011.

Vala e dytë e Indisë ka goditur rëndë qytetet e saj kryesore dhe shtetet e populluara. Rastet në kryeqytetin, New Delhi, filluan të ngjiten në fund të marsit, duke u përshpejtuar me shpejtësi në prill – dhe ndërsa virusi u përhap nga shteti në shtet, pjesë të tjera të vendit filluan të shohin rritjen e tyre në raste, nganjëherë javë pas pikave të nxehta qendrore .

India gjatë 24 orëve të fundit raportoi 401 mijë e 078 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat