Kërcënim për një front të ri? ​Shkrepen tri raketa nga Libani jugor drejt Izraelit

Azia

Kërcënim për një front të ri? ​Shkrepen tri raketa nga Libani jugor drejt Izraelit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:43
Shkrepen tri raketa nga Libani jugor drejt Izraelit

Të paktën tri raketa u shkrepën sot nga Libani jugor drejt Izraelit, thanë zyrtarët libanezë të sigurisë.

Sipas zyrtarëve, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin ose ku ranë raketat, raporton AP.

Raketat u lëshuan nga zona Klaileh, në veri të qytetit Nakura, afër kufirit me Izraelin.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një postim në Twitter konfirmuan se tri raketa u qëlluan nga Libani në brigjet e Izraelit verior.

"Pak më parë, tri raketa u qëlluan nga Libani në Detin Mesdhe në brigjet e Galilesë," tha ushtria e Izraelit në një deklaratë. "Sipas protokollit nuk u dëgjuan sirena"- një aludim ndaj mbrojtjes ajrore izraelite që injorojnë raketat e vendosura për të goditur zonat e pabanuara.

Anëtarët e fraksioneve ushtarake palestineze jetojnë në Libanin jugor, si dhe anëtarët e grupit Shiit Hezbollah, sipas AP.

Dy burime pranë Hezbollah thanë për AFP se grupi shiit libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Bejruti në lidhje me incidentin.

Izraeli zhvilloi një luftë kundër guerileve të Hezbollahut në Libanin jugor në vitin 2006, por kufiri ka qenë kryesisht i qetë që nga ajo kohë. Fraksione të vogla palestineze në Liban kanë qëlluar në mënyrë sporadike mbi Izraelin në të kaluarën, sipas AFP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat