Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Azia

Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Japonia vendosi sot të zgjasë gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në tre prefektura të tjera, ndërsa rastet e infektimit po shtohen në rajone më të gjera të vendit, përpara Lojërave Olimpike të Tokios këtë verë.

“Prefekturat e Hokaidos, Okajamas dhe Hiroshimës do të jenë nën këtë masë nga e diela deri në fund të majit”, tha kryeministrja Yoshihide Suga në një takim qeveritar.

“Një panel ekspertësh mbështeti propozimin më parë gjatë ditës”, sqaroi ministri për Rimëkëmbjen Ekonomike, Yasutoshi Nishimura, përgjegjës për përgjigjen e qeverisë kundër COVID-19, raporton ATSh.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër prefekturat në fund të prillit, duke kërkuar që baret dhe restorantet të përmbahen nga shërbimi i alkoolit dhe ofrimi i një shërbimi karaoke.

Ekspertët paralajmëruan për përhapjen e shpejtë të varianteve më ngjitëse, veçanërisht pasi shpërndarja e vaksinave antiCOVID-19 ka qenë jashtëzakonisht e ngadaltë në Japoni, që nga fillimi i vaksinimit në mes të shkurtit.

Vetëm 1 % e popullsisë prej 125 milionë banorësh e Japonisë është vaksinuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat