Konflikti Izrael-Gaza: Netanyahu thotë se sulmet do të vazhdojnë "me forcë të plotë"

Azia

Konflikti Izrael-Gaza: Netanyahu thotë se sulmet do të vazhdojnë "me forcë të plotë"

Më: 17 maj 2021 Në ora: 00:23
Foto

Operacioni ushtarak i Izraelit kundër militantëve palestinezë të Hamasit në Gaza do të vazhdojë "me forcë të plotë", ka thënë Kryeministri Benjamin Netanyahu.

"Ne po veprojmë tani, për aq kohë sa është e nevojshme, për të rivendosur qetësinë ... Do të duhet kohë," paralajmëroi z. Netanyahu.

Zyrtarët e Gazës thanë se 42 persona, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë, vdiqën në sulmet e fundit ajrore izraelite.

Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet me raketa ndaj Izraelit që nga e hëna, tha Izraeli.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza tani qëndron në 197 vetë, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, me 1,235 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat