Sri Lanka përballet me një katastrofë ndërsa anija që digjet derdh kimikate në plazhe

Azia

Sri Lanka përballet me një katastrofë ndërsa anija që digjet derdh kimikate në plazhe

Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:42
Foto

Sri Lanka po përballet me katastrofën më të keqe mjedisore në historinë e saj pasi një anije mallrash që mbante kimikate mori flakë në brigjet e saj, duke derdhur mikroplastikë nëpër plazhet e pacenuara të vendit dhe duke vrarë botën ujore, raporton TheGuardian.

Zjarri në MV X-Press Pearl, një anije e regjistruar në Singapor, shpërtheu në 20 maj dhe po digjet që prej asaj kohe. Flota detare e Sri Lankës dhe rojet bregdetare indiane janë duke u përpjekur të zvogëlojnë flakët për më shumë se 10 ditë.

Ekuipazhi prej 25 personash u evakuua por operacioni i shuarjes së zjarrit është komplikuar nga erërat musonike dhe ngarkesa shumë e ndezshme dhe helmuese. Anija mbante 25 tonë acid nitrik, hidroksid natriumi dhe kimikate të tjera të rrezikshme, si dhe 28 kontejnerë të lëndëve të para të përdorura për të bërë qese plastike. Ajo gjithashtu kishte më shumë se 300 ton karburant në rezervuarët e saj.

Megjithëse zyrtarët thanë se më e keqja e zjarrit ishte shuar, shpërthimet vazhduan të dëgjoheshin dhe tymi i dendur dhe flakët e vogla mund të shiheshin nga anija gjatë fundjavës, e cila është ankoruar nëntë milje larg kryeqytetit, Colombo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat