Ngordh luanesha nga Covid-19 në kopshtin zoologjik

Azia

Ngordh luanesha nga Covid-19 në kopshtin zoologjik

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:21
Neela

Një luaneshë aziatike, humbi jetën nga koronavirusi i ri, në kopshtin zoologjik shtetëror në periferi të qytetit Chennai, Indi e Jugut , raporton CNN.

Raste të ndryshme të koronavirusit janë raportuar në kafshë, duke përfshirë dy tigra të bardhë që besohet se kanë ngordhur nga Covid-19 në Pakistan, ndërsa luanët kanë rezultuar pozitiv, në Spanjë dhe dy qytete të tjera në Indi.

"Një luaneshë 9-vjeçare, Neela, ngordhi  nga sëmundja e Covid-19  mbrëmjen e 3 qershorit", tha përfaqësuesi i kopshtit zoologjik  'Arignar Anna Zoo'.

Infektimi  u raportua të enjten, me shumicën e luanëve asimptomatikë, sipas autoriteteve të kopshtit zoologjik.

Kafshët ndodhen në karantinë dhe po marrin antibiotikë.

"Mostrat nga tigrat dhe gjitarët e tjerë të mëdhenj janë dërguar për provë", shtoi deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat