Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona

Azia

Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:04
Foto

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në jug të Koresë së Jugut, ku si pasojë copat e mëdha të betonit kanë përfunduar mbi një autobus që po lëvizte afër saj, dhe humbën jetën nëntë persona.

Ishin pikërisht copat e mëdha të betonit të ndërtesës së shembur në qytetin Gwangju, që ranë mbi autobusin me 17 pasagjerë.

E me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë arritur t’i shpëtojnë tetë persona që kanë pësuar lëndime të rënda.

Por më vonë ata gjetën edhe kufomat e nëntë tjerëve, që nuk i kishin mbijetuar plagëve të marra.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndërtesa shembet, dhe gjithçka që kishte afër saj mbulohet nga një re e madhe e pluhurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat