Zgjedhjet në Iran: Kryeministri i Izraelit paralajmëron botën për rrezikun nga Ebrahim Raisi

Azia

Zgjedhjet në Iran: Kryeministri i Izraelit paralajmëron botën për rrezikun nga Ebrahim Raisi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:19
Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett

Kryeministri i Izraelit ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të “zgjohet” me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Iranit, Ebrahim Raisi.

Sipas mediave të huaja, kryeministri Naftali Bennett tha se “regjimi i xhelatëve brutalë” të Iranit dëshiron armë bërthamore – diçka që Irani e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Ndryshe, Ebrahim Raisi u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit të shtunën. Ai është gjykatësi i lartë i Iranit dhe mban pikëpamje ultra-konservatore.

Në një deklaratë pas fitores së tij, ai premtoi të forcojë besimin e publikut në qeveri dhe të jetë një udhëheqës për të gjithë kombin.

“Unë do të formoj një qeveri punëtore, revolucionare dhe anti-korrupsion”, citoi media shtetërore të thoshte ai.

Sipas mediave, gara zgjedhore u pa gjerësisht se ishte krijuar për të favorizuar Raisin.

Presidenti i zgjedhur – i cili do të inaugurohet në gusht – është nën sanksionet e SHBA-së dhe ka qenë i lidhur me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikë.

Në një takim të kabinetit izraelit të dielën, Bennett u tha kolegëve se ky ishte “shansi i fundit për fuqitë botërore që të zgjohen … dhe të kuptojnë me kë kanë punë”.

“Një regjim i xhelatëve brutalë nuk duhet të lejohet kurrë të ketë armë të shkatërrimit në masë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat