302 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

Azia

302 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:33
Kinë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të muajit të kaluar në Kinën qendrore është rritur në 302 me dhjetëra persona ende të zhdukur, sipas zyrtarëve, duke trefishuar numrin e viktimave të raportuara javën e kaluar.

Zhengzhou, kryeqyteti shtetëror i provincës Henan, u godit më rëndë me 292 persona të vdekur dhe 47 të zhdukur, tha qeveria lokale në një konferencë shtypi të hënën. Tre persona mbeten të zhdukur në zona të tjera të krahinës.

Kryebashkiaku Hou Hong u tha gazetarëve se 39 trupa ishin nxjerrë nga parqet nëntokësore të makinave dhe zona të tjera në bodrume. Rreth 14 persona vdiqën në Linjën 5 të rrjetit të trenave nëntokësorë të qytetit, ku imazhet dhe videot e shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që qëndronin deri në qafë në ujë, ndërsa karroca e tyre ishte përmbytur.

Rreth 617.1 milimetra shi ra në Zhengzhou gjatë tre ditëve nga 17 korriku, gati ekuivalent me mesataren vjetore të qytetit prej 640.8 mm, shkruan Aljazeera.

Ekspertët thonë se ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë përmbytjet e mëdha dhe thatësirën, do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme si rezultat i ndryshimeve klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat