KS i OKB-së bën thirrje për ndaljen e dhunës në Afganistan

Azia

KS i OKB-së bën thirrje për ndaljen e dhunës në Afganistan

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:27
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i OKB -së bëri thirrje sot për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës në Afganistan.

Një deklaratë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpreh sot shqetësim të thellë për valën e dhunës dhe ofensivën e talebanëve, por edhe për raportet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në komunitetet e prekura nga lufta.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bëri thirrje autoriteteve afgane dhe talebanëve që të përfshihen në një "proces domethënës, gjithë-afgan, gjithëpërfshirës të paqes në mënyrë që të arrihet një marrëveshje politike dhe t'i jep fund konfliktit të armatosur sa më shpejt të jetë e mundur".

Në deklaratën e sotme, Këshilli i Sigurimit thekson se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat