Bashkëthemeluesi i talebanëve arrin në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim, pritet me brohoritje

Azia

Bashkëthemeluesi i talebanëve arrin në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim, pritet me brohoritje

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:27
Mullah Abdul Ghani Baradar

Bashkëthemeluesi i talebanëve ka mbërritur pas 20 vitesh në emigrim në Afganistan.

Mediat e huaja kanë postuar një video ku duket momenti i mbërritjes së tij në Afganistan dhe pritja që i bëhet me brohorima nga vendasit në drejtim të autokolonës së tij.

Sipas mediave të huaja, grupi thotë se pamjet tregojnë Mullah Abdul Ghani Baradar duke u kthyer dhe brohoritjet e turmave në Afganistan të martën pas 20 vitesh mërgim mes përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kërcënimin e talebanëve.

Ndërkohë pasi forcat u futën në Kabul të dielën, , kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit, pas rënies së regjimit të mëparshëm të mbështetur nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat