Kina nuk raporton asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë që nga korriku

Azia

Kina nuk raporton asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë që nga korriku

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Kina nuk raportoi asnjë rast të ri me COVID-19 të transmetuar në vend për herë të parë që nga korriku, sipas Komisionit të saj Kombëtar të Shëndetit (NHC).

Kina po përballet me përhapjen e variantit shumë ngjitës Delta që nga 20 korriku, kur një grup infeksionesh COVID-19 u zbuluan në mesin e stafit të pastrimit të aeroportit në qytetin lindor të Nanjing, shkruan CNN.

Që atëherë, ajo është përhapur në shpërthimin më të keq që Kina ka parë që nga viti 2020, duke u përhapur në më shumë se gjysmën e 31 provincave të vendit dhe duke infektuar më shumë se 1,200 njerëz.

Rastet në rritje të nxitura nga Delta u panë si sfida më e madhe akoma ndaj politikës së pakompromis të Kinës ndaj virusit.

Autoritetet lokale u përgjigjën duke vendosur dhjetëra miliona banorë nën mbyllje të rreptë, duke zhvilluar fushata masive të testimit dhe gjurmimit dhe duke kufizuar udhëtimet.

Masat e rrepta dukej se po funksiononin teksa infeksionet ditore kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së kaluar në shifra të vetme, nga më shumë se 100 dy javë më parë.

Nëse trendi vazhdon, Kina mund të bëhet vendi i parë në botë që kontrollon një shpërthim të madh të Delta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat