Eksod i përmasave biblike, lumë njerëzish kalojnë shkretëtirën për të ikur nga talebanët në Afganistan

Azia

Eksod i përmasave biblike, lumë njerëzish kalojnë shkretëtirën për të ikur nga talebanët në Afganistan

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:22
Foto

Pothuajse skena të ngjashme biblike të migracionit masiv në shkretëtirë, janë regjistruar përgjatë vijës kufitares Afganistan, Pakistan e Iran.

Një lumë njerëzish vërshoi mes maleve, duke ikur nga talebanët që kanë marrë nën kontroll Afganistanin.

Vlerësohet që mijëra njerëz do të kalojnë në Pakistan dhe Iran, me qëllim që të kenë destinacionin e tyre të fundit Turqinë dhe më pas Evropën.

Fjala është për shtresën më të varfër, e sipas emigrantëve që kanë arritur të ikin nga Afganistani, ekzistojnë edhe mënyra tjera më të shkurta për t’u larguar nga vendi, por se ato kushtojnë më shumë.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, nuk shihet fundi i kolonës dhe marshit katër orësh përmes një tereni të vështirë, ku refugjatët afganë udhëtuan nëpër Pakistan, për të vazhduar rrugëtimin drejt Iranit.

Udhëtimi i këtyre afganëve ka filluar në Nimruz, provincën më pak të banuar në Afganistan që është e mbuluar me kodra, zona malore por edhe shkretëtirë.

“Pas më shumë se katër orë udhëtim, kemi arritur në luginë dhe po presin të bie terri. Rreth orës 22:00, iranianët kanë arritur dhe kërkuan nga të gjithë ne t’ua tregojmë fjalën kyçe (një lloj kodi). Kemi shkuar të kontrabanduesit, jemi ndarë në grupe dhe jemi nisur drejt Iranit”, ka thënë një afgan. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat