I mituri që i mbijetoi tragjedisë me teleferik dërgohet në Izrael, nisin hetimet për rrëmbim

Azia

I mituri që i mbijetoi tragjedisë me teleferik dërgohet në Izrael, nisin hetimet për rrëmbim

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Djali i mitur, Eitan Biran, i vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferik në Itali, ku humbën jetën 14 persona, është marrë nga gjyshi i tij, nga ana e mamit dhe është dërguar në Izrael.

Në lidhje me këtë rast Prokurorët italianë kanë nisur hetimet, pasi familjarët e tij nga ana e babait, pretendojnë se 6-vjeçari është dërguar në Izrael pa miratimin e tyre, të cilët pas tragjedisë gëzonin kujdestarinë e tij.

Prindërit e Etian ishin me origjinë Izraelite, por banonin përkohësisht në Itali. Pas tragjedisë i mituri jetoi me hallën e tij në Pavia  të Italisë. Halla mori kujdestarinë e tij, pasi ai doli nga spitali në Torino, në muajin qershor.

Ndërsa tezja e të miturit muajin e kaluar filloi një proces birësimi. Ajo pretendonte se fëmija po mbahej peng nga të afërmit e babait të tij.

Gjyshi i Eitanit, nga ana e mamit, i cili u transferua në Itali pas rrëzimit të teleferikut, ishte ai që e transferoi të miturin në Izrael. Mëngjesin e ditës së djeshme ai e nxori Etianin për shëtitje, por nuk e solli më në shtëpi, sikurse kishte rënë dakord.

Sot në një prononcim për Radio Izraelin tezja e Etian është përgjigjur akuzave duke thënë: “Ne nuk e rrëmbyem Eitanin, ne e kthyem atë në shtëpi. Na u desh ta bënim pasi nuk morëm asnjë informacion mbi shëndetin ose gjendjen e tij mendore. Nëse gjyqtari nuk do të kishte caktuar takime me fëmijën, ne nuk do ta kishim parë atë.”

Armando Simbari, avokati përfaqësues i tezes së të miturit, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet janë shqetësuese për të gjithë dhe krijojnë shumë shqetësime. Sipas tij, Eitan u rrëmbye nga familja me të cilën u rrit dhe nga mjekët që ende trajtonin traumat e tij.

Pasi u ngrit alarmi për zhdukjen e tij, policia italiane zbuloi se Eitan ishte larguar nga Italia në bordin e një avioni privat me gjyshin e tij, i cili posedonte pasaportën izraelite të të miturit. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan edhe mbërritjen e tyre në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat