Koreja e Veriut prova me raketa balistike

Azia

Koreja e Veriut prova me raketa balistike

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Të mërkurën Koreja e Veriut kreu prova me dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, lëshimi i dytë në më pak se një javë dhe përpjekja më e fundit e dukshme për të rritur presionin diplomatik ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ushtria e Koresë së Jugut, e cila monitoron prova të kësaj natyre, thotë se raketat e Koresë së Veriut u ngritën në një lartësi prej 60 kilometrash dhe përshkuan një distancë prej rreth 800 kilometrash, para se të binin në det, në brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Ministria japoneze e mbrojtjes tha se raketat ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Në një deklaratë të Komandës amerikane të Indo-Paqësore thuhej se provat "nxjerrin në pah ndikimin destabilizues" të programit të armëve të paligjshme të Koresë së Veriut.

Deri tani nuk dihet se çfarë lloj raketash u lëshuan të mërkurën nga Pheniani. Që nga viti 2019 Koreja e Veriut ka testuar disa lloje raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Provat e së mërkurës vijnë dy ditë pasi Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar një raketë të re, me rreze të gjatë veprimi. Ajo ishte prova e parë e ditur, në rreth gjashtë muaj e Phenianit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat