Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë të re hipersonike

Azia

Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë të re hipersonike

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:45
Raketa hipersonike e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut, ka thënë se të mërkurën testoi me sukses një raketë të re hipersonike.

Ajo vazhdon të zgjerojë aftësitë e saj ushtarake dhe të ushtrojë presion mbi Uashingtonin dhe Seulin mbi negociatat e stërzgjatura për armët e saj bërthamore.

Testi i raketës ishte raundi i tretë i lëshimit të Koresë së Veriut këtë muaj dhe u zhvillua pak para se i dërguari i Koresë së Veriut në OKB të akuzonte Shtetet e Bashkuara për armiqësi dhe të kërkonte nga administrata e Biden që të përfundonte përgjithmonë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe vendosjen e aseteve strategjike në rajon, shkruan AP.

Një fotografi e publikuar në mediat shtetërore të Koresë së Veriut tregoi një raketë të montuar me një ngarkesë të finuar në formë koni që fluturonte në ajër mes flakëve të ndritshme portokalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat