Japoni/ Vaksinimi tregon rezultate pasi Tokio regjistroi rastet më të ulëta

Azia

Japoni/ Vaksinimi tregon rezultate pasi Tokio regjistroi rastet më të ulëta

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Vaksinimi po jep rezultate në Japoni e cila deri para dy javësh kishte shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19.

Qeveria japoneze konfirmoi se më shumë se 64 për qind e popullatës prej 126 milionësh të vendit është “plotësisht e vaksinuar” kundër koronavirusit, raportoi transmetuesi publik NHK News.

Mbi 93,1 milionë njerëz, ose 73,6 për qind e popullsisë, kanë marrë dozën e tyre të parë, dhe se më shumë se 81,4 milionë njerëz, ose 64,3 për qind, kanë marrë të dy dozat”, treguan të dhënat qeveritare.

Të dhënat u publikuan në të njëjtën ditë kur Tokio regjistroi 49 raste të koronavirusit, që është numri më i ulët ditor i rasteve që nga qershori i vitit të kaluar. Është dita e tretë radhazi që kryeqyteti regjistroi një rënie të numrit të rasteve të koronavirusit.

Japonia është dëshmitare e një “rënieje të vazhdueshme” të infeksioneve në të gjithë vendin e cila ka raportuar 1,7 milion raste me COVID-19, përfshirë 17.941 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat