Bangladesh: Katër të vdekur pas shpërthimit të dhunës në festivalin hindu

Azia

Bangladesh: Katër të vdekur pas shpërthimit të dhunës në festivalin hindu

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:23
Bangladesh

Dhunë vdekjeprurëse ka shpërthyer në Bangladesh pasi pretendimet për përdhosjen e një libri të shenjtë islamik çuan në sulmin e disa tempujve hindu dhe hapjen e zjarrit nga policia mbi një turmë, duke lënë të paktën katër persona të vdekur.

Qeveria vendosi trupa paraushtarake në 22 rrethe pasi tensionet fetare dhe dhuna shpërthyen në qytetin Cumilla të mërkurën.

Filloi nga videot dhe akuzat që u përhapën në mediat sociale se një Kuran, ishte vendosur në gjurin e një statuje të perëndisë hindu, Hanuman, në një faltore të ngritur për festivalin e shenjtë hindu të Durga Puja, raporton Guardian.

Turma e më shumë se 500 njerëzve u mblodhën në Cumilla dhe rrethet fqinje. Rreth 10 tempuj dhe faltore hindu u sulmuan dhe u vandalizuan nga turmat, të cilët hodhën gurë dhe thyen statujat e perëndeshës hindu Durga.

Në Cumilla, policia gjuajti gaz lotsjellës dhe qëlloi mbi turmat. Të paktën tre persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër më vonë vdiq nga plagët e marra. Dhjetëra, përfshirë disa oficerë policie, u plagosën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat