Talebanët po “arnojnë” atë që kanë shkatërruar amerikanët, kanë vendosur të ndërtojnë flotën e tyre të forcave ajrore

Azia

Talebanët po “arnojnë” atë që kanë shkatërruar amerikanët, kanë vendosur të ndërtojnë flotën e tyre të forcave ajrore

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:28
Foto

Derisa uria po kërcënon Afganistanin e forcat perëndimore janë duke menduar për raportet që do t’i krijojnë me autoritetet e reja në vend, talebanët kanë vendosur të ndërtojnë flotën e tyre të forcave ajrore.

Kështu “ekspertët” e talebanëve janë duke punuar në riparimin e pajisjeve të shkatërruara, që kanë lënë pas vetes amerikanët gjatë tërheqjes nga Afganistani.

Në një hangarë të tillë është duke u punuar intesivisht brenda të cilit patën qasje gazetarët e Al Jazeera, që theksojnë se talebanët kanë punësuar një grup inxhinierësh, teknikë dhe ekspertë të forcave ajrore.

Në aeroport mund të shihen helikopterë të shumtë të dëmtuar që i lanë pas ushtria amerikane.

“Nëse futeni në këta helikopterë që nga jashtë janë të paprekur, në kabinën e pilotit nuk do të gjeni asgjë përveç krisjes të xhamit dhe pajisjeve të shkatërruara”, thotë Osama bin Javid për Al Jazeera.

Në anën tjetër, inxhinierët theksojnë se kanë riaftësuar dhjetëra helikopterë. Talebanët tani kanë në dispozicion dhjetëra fluturake, qindra mjete të blinduara dhe dhjetëra mijëra pushkë automatike.

Kështu disa muaj më parë majori Farid Ahmad që kishte cak talebanët, tani është pjesë e ekipit elitar të këtyre forcave ajrore.

“Kur Emiratet Islamike të Afganistanit u futën në Kabul, kanë garantuar amnisti të përgjithshme, jam i sigurt se do t’i qëndrojnë pas fjalëve të tyre. Për mua ka rëndësi kush e udhëheq vendin, detyra jonë është t’i mbrojmë kufijtë, pronën dhe burimet e Afganistanit”, ka shtuar ai.

Analistët besojnë se talebanët kanë arsenal ushtarak të ngjashëm me atë që kanë disa shtete të Azisë Qendrore, por shtrohet pyetja nëse mund ta mirëmbajnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat