Shpërndanë postime “anti-shtetërore” në Facebook, Vietnami burgos pesë gazetarë

Azia

Shpërndanë postime “anti-shtetërore” në Facebook, Vietnami burgos pesë gazetarë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Në Vietnam janë dënuar pesë gazetarë me burgim si dhe u është ndaluar që të punojnë për tre vjet, pasi akuzohen për përhapjen e përmbajtjes antishtetërore në Facebook.

Gjykatë vietnameze i ka shpllur gazetarët  fajtorë për “abuzim të të drejtave dhe lirive demokratike duke cenuar interesat e shtetit” , tha  Agjencia shtetërore e lajmeve të Vietnamit (VNA).

Gazetarët krijuan një gazetë të quajtur Bao Sach (Gazeta e pastër) në Facebook, e cila, sipas aktakuzës përmbante përmbajtje që shtrembëronte informacionin dhe shpifte për qeverinë.

“Veprat e kryera nga të pandehurit gjithashtu shkaktuan konfuzion, dyshim në mesin e njerëzve,” tha ai.

Autoritetet në Vietnam ndalojnë rregullisht përdoruesit e mediave sociale për postimin e përmbajtjes “anti-shtetërore”. Të pestë gazetarët do të ndalohen të punojnë në profesionin e tyre për tre vjet pasi të dalin nga burgu.

Zëvendësdrejtori i Azisë për Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, Phil Robertson tha se Vietnami nuk duhet t’i trajtojë mediat si “armiq të shtetit”.

“Edhe pse shumë gazetarë burgosen, kjo nuk do t’i ndalojë njerëzit të ankohen ose të kërkojnë reforma në Vietnam,” tha Robertson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat