Pas pandemisë Covid India në alarm për ndotjen e lartë të ajrit, në Delhi shkollat mbyllen për një javë

Azia

Pas pandemisë Covid India në alarm për ndotjen e lartë të ajrit, në Delhi shkollat mbyllen për një javë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

India po përballet me një tjetër situatë problematike, krahas pandemisë COVID.

Në Delhi shkollat janë mbyllur për një javë për shkak të smogut.

Vendimi është njoftuar nga kreu i qeverisë së shtetit indian Arvind Kejriwal.

“Institucionet nuk do të hapen për të parandaluar rrezikun me të cilën mund të përballen fëmijët për shkak të ajrit të ndotur”, ka thënë ai.

Të dhënat treguan se nivelet e ndotjes arritën në 437 në një shkallë prej 500, sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat