Kina sulmon anijet filipinase, nisen rojet bregdetare të Filipineve!

Azia

Kina sulmon anijet filipinase, nisen rojet bregdetare të Filipineve!

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Rojet bregdetare kineze sulmuan me pompa uji dy peshkarexha filipinase, dhe i bllokuan atyre rrugën drejt një bregu të pushtuar nga marinasat Filipinas në Detin e Kinës Jugore.

Episodi u pasua nga protesta dhe nga një paralajmërim i qeverisë filipinasë, e cila i kujtoi Kinës se anijet janë nën ombrellën e një traktati të përbashkët mbrojtjeje me SHBA-në.

Ministri i jashtëm Filipinas, Teodoro Locsin Jr. u shpreh se nga incidenti nuk pati të lënduar, por peshkarexhat nuk arritën të furnizoheshin ne vendin e quajtur The Second Thomas, i cili ndodhet pranë provincës Palawan në zonën ekskluzive ekonomike të Filipineve, të njohur ndërkombëtarisht.

Locsin tha veprimet e tre anijeve kineze ishin të paligjshme dhe shtoi se qeveria filipinase do të nisë rojet e saj bregdetare të patrullojnë në zonë. “Kina nuk po e kotnrollon më veten”, ishte komenti i tij.

Incidenti përbën përplasjen më të fundit mbi mosmarrëveshjet e hershme territorial në rajon, ku Kina, Filipinet, Vietnami,Malajzia, Brunei dhe Tajvani kanë që të gjithë pretendime. Por Pekini e pretendon zonën për vete dhe ka transformuar disa pjesë të saj në ishujt artificiale të mbrojtur me raketa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat