Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

Azia

Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:51
Një foshnje e porsalindur.

Në Kinë, shkalla e natalitetit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.

Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind.

Për pasojë janë regjistruar 12 milionë foshnje, kryesisht për shkak të pandemisë.

Mirëpo ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.

Shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër njëshifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnje janë regjistruar për 1,000 banorë.

Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe numrit stabil të vdekjeve, Kina është duke shkuar drejt stagnimit të popullsisë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat