Irani thotë se nuk do të ketë marrëveshje të përkohshme në Vjenë

Azia

Irani thotë se nuk do të ketë marrëveshje të përkohshme në Vjenë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:05
Gjatë konferencës për shtyp të zëdhënësit të ministrisë së jashtme iraniane

Irani tha të hënën se nuk do të ketë asnjë "ndërprerje, ose marrëveshje me etapa, apo marrëveshje të përkohshme" në bisedimet bërthamore që pritet të rifillojnë në Vjenë më vonë këtë javë. Bisedimet indirekte midis Uashingtonit dhe Teheranit për rivendosjen e paktit të tyre bërthamor u ndërprenë të premten, pasi zyrtarët perëndimorë shprehën shqetësimin për kërkesat e shumta të Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Teheran se vendi i tij nuk do të lejojë që "koha apo energjia e tij të humbasë" nga palët e tjera të përfshira në bisedime.

"Shpresojmë që të gjithë së shpejti të shohin se delegacioni ynë do të paraqitet në Vjenë me synimin për një marrëveshje të mirë dhe shpresojmë që pala tjetër të vijë me të njëjtin objektiv”, tha ai.

Bisedimet indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore u ndërprenë të premten, me të dyja palët që thanë se do të rifillonin javën e ardhshme, pasi zyrtarët perëndimorë shprehën shqetësimin për kërkesat e shumta të Iranit.

Irani dhe fuqitë e mëdha filluan bisedimet në prill me qëllim rikthimin e Teheranit dhe Uashingtonit në zbatimin e marrëveshjes që u braktis nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump tre vjet më parë.

Image
Por, bisedimet u ndalën pas zgjedhjes në Iran të presidentit të vijës së ashpër, Ebrahim Raisi.

Një vit pas rivendosjes së sanksioneve të ashpra nga ish-Presidenti Trump ndaj Iranit, Teherani filloi të shkelte gradualisht kufijtë bërthamorë të përcaktuar në marrëveshje. Irani dëshiron që të gjitha sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të hiqen në një proces të verifikueshëm.

Ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara ende dëshironin të rikthenin marrëveshjen, në bazë të së cilës Irani kishte kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha të shtunën se afatit po i vinte fundi./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat