​Reporterët pa Kufij: Kina, vendi me më shumë gazetarë në paraburgim në botë

Azia

​Reporterët pa Kufij: Kina, vendi me më shumë gazetarë në paraburgim në botë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:06
Të paktën 127 gazetarë janë aktualisht të arrestuar në Kinë,

Kina është vendi me më shumë gazetarë në paraburgim në botë, sipas një raporti të ri nga Reporterët pa Kufij.

Të paktën 127 gazetarë janë aktualisht të arrestuar në Kinë, raporton BBC.

Raporti thekson se Kina po kryen një "fushatë të paprecedentë të represionit kundër gazetarëve".

Gjithashtu thuhet se kufizimet për gazetarët u përkeqësuan gjatë epidemisë së koronavirusit.

Të paktën 10 gazetarë janë arrestuar për raportim mbi një shpërthim të koronavirusit në qytetin kinez Wuhan, sipas raportit të Reporterëve pa Kufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat