​I vë zjarrin qëllimisht Porsche, punëtorët parandaluan fatkeqësinë

Azia

​I vë zjarrin qëllimisht Porsche, punëtorët parandaluan fatkeqësinë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Pamje nga videoja

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në një pikë karburanti në Shenzhen të Kinës, kur një person i panjohur i ka vënë flakën një veture Porsche që po mbushej me karburant.

Personi ka hedhur benzinë mbi makinë dhe më pas ka ndezur një çakmak, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë nga flakët është përfshirë pjesa anësore e makinës dhe një nga dëshmitarët e ngjarjes e ka nxjerrë me shpejtësi gruan nga automjeti.

Punonjësit në pikën e karburantit kanë ndalur për pak kohë përhapjen e zjarrit dhe kanë mundësuar evakuimin e njerëzve në një distancë të sigurt.

Guangzhou Daily shkruan se zjarri më vonë u ndez dhe u përhap, kështu që 15 kamionë zjarrfikës dhe 58 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarrit dhe policia përfundimisht e kapi zjarrvënësin. Nuk janë bërë të ditura motivet e këtij krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat