65-vjeçari: Kam marrë 11 doza të vaksinës anti-COVID, më shpëtuan nga ...

Azia

65-vjeçari: Kam marrë 11 doza të vaksinës anti-COVID, më shpëtuan nga ...

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:05
Brahmdeo Mandal

Një burrë është vaksinuar të paktën 8 herë me vaksinën kundër Covid, vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor në Indi.

Ndërkohë, Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, pohon se ka marrë 11 doza të vaksinës dhe se po përgatitej të merrte dozën e 12-të.

Postieri në pension tha se vaksinat e kishin ndihmuar të shpëtojë nga dhimbjet dhe “të qëndrojë i shëndetshëm”. Ai pretendon se nuk ka pësuar asnjë efekt negativ nga mbidozat.

65-vjeçari u ndalua të merrte dozën e 12-të të vaksinës (siç pretendon ai) javën e kaluar, shkruan BBC.

Autoritetet vendase njoftojnë se janë duke u zhvilluar hetime për të zbuluar se si i moshuari arriti të marrë dozat e vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat