Tërmeti të shtunën në Kinë, pamje që tregojnë dridhjet dhe panikun që shkaktoi edhe te disa kafshë

Azia

Tërmeti të shtunën në Kinë, pamje që tregojnë dridhjet dhe panikun që shkaktoi edhe te disa kafshë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:42
Pamje nga video

Një tërmet i fortë është regjistruar në Kinë të shtunën në orën 1:45 me orën lokale.

Qendra e matjes së intensitetit të tërmetit (EMSC) raportoi se tërmeti ishte 6.3 i shkallës Rihter.

Epiqendra ishte në provincën veriore të Qinghai dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, siç kanë bërë të ditur mediat e huaja.

Banorët e kryeqytetit të provincës, Xining, thanë se ndjenë një tërmet të fortë në orët e vona të natës.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë dridhjet si dhe reagimin në panik të disa kafshëve.

Video mund ta gjeni ketu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat