“Kampi i fshehtë i karantimit” në Kinë, aty ku të infektuarit qëndrojnë nëpër kontejnerë të metaltë

Azia

“Kampi i fshehtë i karantimit” në Kinë, aty ku të infektuarit qëndrojnë nëpër kontejnerë të metaltë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:23
“Kampi i fshehtë i karantimit” në Kinë

Një “kamp karantinimi” në Kinë është zbuluar ku pas publikimit të disa videove amatore, shfaqen disa kontejnerë të metaltë brenda të cilëve dyshohet se qëndrojnë ata që janë sëmurë me COVID-19, dëshmi se virusi po vazhdon të bëjë “kërdi” nëpër Kinë.

Ky vend komunist po tenton të parandalojë valën e re të infektimeve me variantin Omicron, e pavarësisht masave të rrepta të vëna nga Pekini – duket se ky vend po e përballon me vështirësi situatën epidemike, transmeton Telegrafi.

Madje mbi 20 milionë banorë janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke iu bashkuar kështu qyteteve Anyang dhe Yuzhou, të cilëve u ndalohet të largohen nga shtëpitë për blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.

E në këtë kamp ka gra shtatzënë, fëmijë dhe të moshuar – bëhet fjalë për një kamp në Xi’an, ku brenda kontejnerëve detyrohen të mbyllen të infektuarit për më shumë se dy javë.

Madje në një video shihen punonjësit lokal duke bërë transportimin e ushqimit për të infektuarit – ata janë veshur me rroba të bardha mbrojtëse dhe me kujdes bartnin qeset e najlonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat