15 vite më parë iku pas një aksidenti me shumë të vdekur, arrestohet ngasësi i autobusit

Azia

15 vite më parë iku pas një aksidenti me shumë të vdekur, arrestohet ngasësi i autobusit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:01
Ngasësi i autobusit

Është arrestuar ngasësi i një autobusi turistik, i cili iku nga një aksident në Nakhon Ratchasima, që la të vdekur të lënduar shumë persona në vitin 2007 dhe për të cilin ai konsiderohet fajtor.

52-vjeçari u arrestua në Bangkok për pakujdesinë që çoi në aksidentin në “Autostradën e Miqësisë” 15 vjet më parë.

Aksidenti ndodhi kur ai ishte duke vozitur mes Bangkokut dhe Mahasarakham si shofer autobusi për kompaninë Sena Nikhom, shkruan The Thaiger.

Ai kishte qenë duke vozitur me shpejtësi, derisa një kamion me 10 rrota u tërhoq përpara autobusit i cili nuk mundi ta ngadalësonte shpejtësinë.

Ai po përballet me akuza të shumta duke përfshirë arratisjen nga skena e një krimi dhe drejtimin e pakujdesshëm që rezultoi në lëndim, plagosje të rëndë dhe vdekje të personave.

Ndryshe, mësohet se ngasësi i autobusit i ka pranuar të gjitha këto akuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat