Policia e Hong Kongut akuzon dy ish-ekuipazhe ajrore për rregullat e Covid

Azia

Policia e Hong Kongut akuzon dy ish-ekuipazhe ajrore për rregullat e Covid

Më: 18 janar 2022 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Policia e Hong Kongut thotë se dy ish-stjuardesa janë arrestuar dhe akuzuar për shkak se dyshohen që  thyen kufizimet e qytetit për koronavirusin. Policia tha se të dyja kishin “kryer aktivitete të panevojshme” kur duhej të ishin në izolim në shtëpi. Dy ish-stuardjesat më vonë rezultuan pozitive me variantin Omicron që përhapet në mënyrë të shpejtë.

Linja ajrore “Cathay Pacific” për të cilën ato punonin nuk ka zbuluar indetitetin e tyre, por shkarkoi dy ekuipazhe ajrore të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat e Covid. Policia tha se të dy stjuardesat e arrestuara u kthyen në Hong Kong nga SHBA-të në datat 24 dhe 25 dhjetor. Ato janë liruar me kusht dhe çështja e tyre është caktuar të shqyrtohet më 9 shkurt.

Nëse shpallen fajtore, ato mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 642 dollarë. Kompania “Cathay Pacific”, e cila është transportuesi kryesor i Hong Kongut është përballur me pretendimet se ekuipazhi i saj ajror ishte përgjegjës për përhapjen fillestare të Omicron në qytet. Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam veçoi javën e kaluar linjën ajrore dhe urdhëroi hetimet për pretendimet se ekuipazhi i saj ajror kishte thyer rregullat e pandemisë.

Në përgjigje, kryetari i kompanisë Patrick Healy thuhet se i tha stafit se mospërputhja e një “pakice të vogël” nuk duhet “të errësojë disiplinën dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm” të shumicës së ekuipazhit të saj ajror. Hong Kongu ka rregulluar vazhdimisht rregullat e tij të karantinës për ekuipazhin ajror, ndërsa ndjek politikën zero të Kinës për Covid-in.

Qyteti shtrëngoi në mënyrë dramatike rregulloret e tij pas shfaqjes së Omicron vitin e kaluar, duke çuar në anulimin e shumicës së fluturimeve të planifikuara për pasagjerë dhe mallra në janar të kompanisë. Pilotët e linjës ajrore i kanë thënë më parë “BBC-së” se rregullat kanë ndikuar në shëndetin e tyre mendor dhe kanë vënë një tendosje në jetën e tyre personale dhe një anëtar ekuipazhi tha që ai është “në një gjendje të përhershme karantine”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat