Borë në kampet me tenda në Siri, së paku një fëmijë i vdekur

Azia

Borë në kampet me tenda në Siri, së paku një fëmijë i vdekur

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:52
Ilustrim

Së paku një fëmijë ka vdekur në veri të Sirisë këtë javë, kur një stuhi solli reshje bore në kampet me tenda dhe temperatura ra, duke e thelluar mjerimin e mijëra njerëzve të zhvendosur nga lufta e gjatë.

Fëmija vdiq dhe nëna e tij ndodhet nën kujdes intensiv, pasi bora e rrëzoi tendën e tyre në zonën Qastal Miqdad, si rezultat i stuhisë që ndodhi të martën, tha Zyra për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare e OKB-së. Për më tepër, kjo zyrë tha se dy fëmijë janë hospitalizuar për shkak të të ftohtit.

“U frikësova që tenda do të binte mbi fëmijët”, tha Abu Anas në kampin Zaitoun në veri të Sirisë, pasi familja e tij iku nga Gouta, zonë në periferi të Damaskut, që është shkatërruar nga konflikti, shkruan Reuters.

Kombet e Bashkuara, të cilat paralajmëruan për vërshime posa filloi shkrirja e borës, tha e 362 tenda janë dëmtuar në rajon deri të mërkurën dhe mbi 400 familje janë prekur.

Stuhia ka shkaktuar pengesa edhe në pjesë të tjera të Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, universitetet dhe institucionet e tjera arsimore i shtynë provimet. Portet e Sirisë janë mbyllur përkohësisht.

Në luftën civile të Sirisë janë vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një ndër krizat më të rënda të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat