Po raportonte për Lojërat Olimpike, gazetari holandez tërhiqet zvarrë nga zyrtari kinez

Azia

Po raportonte për Lojërat Olimpike, gazetari holandez tërhiqet zvarrë nga zyrtari kinez

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 21:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një reporter holandez  u tërhoq zvarrë nga një zyrtar kinez i sigurisë, në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

Pamjet nga transmetuesi publik holandez NOS treguan se si disa zyrtarë sigurie rrethojnë gazetarin Sjoerd den Daa, kur njëri prej tyre e kapi me forcë, teksa ai qëndronte jo shumë larg stadiumit të Folesë së Zogjve në kryeqytetin kinez.

“Fatkeqësisht, ky është gjithnjë e më shumë realiteti i përditshëm për gazetarët në Kinë”, shkroi më vonë gazeta holandeze, duke shtuar se Den Daas është mirë dhe për fat të mirë mund ta përfundojë prononcimin e tij disa minuta më vonë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk do të ndikojë në raportimin e mediave të huaja për Lojërat Olimpike Dimërore, raporton Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat